Qendra Artpolis – Art and Community dhe Ambasada Amerikane së bashku me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë, veçanërisht me zyrën për teatër në kuadër të kësaj drejtorie sot ka zhvilluar aktivitetin forum teatër, që trajtoi temën e rëndësisë së psikologut.
Përmes kësaj shfaqje u paraqit rëndësia për vetëdijësimin e njerzëve sa i përket rolit të psikologut në shoqëri dhe zhbërjes së mendimit të krijuar.
Në shfaqjen me titull “Psikoteatër” luajtën:
Endrit Shkodra
Rrezarta Dermaku
Mirela Zubaku dhe
Lidiona Marovca
Regjisorja si dhe moderatorja e kësaj shfaqje ishte Natyrè Kallaba, zyrtare për teatër në DKRS.
Në diskutimin që u mbajt në kuadër të kësaj shfaqje u theksua edhe një herë rëndësia e psikologut në shkolla si dhe roli i tij i veçantë.