DYLON

Policia e Kosovës pranon donacion 6 dronë nga Ambasada Amerikane si dhe IPK-ja pranon 1 dron

Policia e Kosovës pranon donacion 6 dronë nga Ambasada Amerikane si dhe IPK-ja pranon 1 dron
Avatar photo Redaksia

Me datën 11 tetor 2023, përmes konferencës zyrtare nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha,  ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Jeffrey Hovenier dhe kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj, u nënshkrua pranim-dorëzimi i donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe IPK-në, projekt/donacion i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Për rolin dhe qëllimin e projektit foli drejtori Hoxha, i cili ndër të tjera tha se Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj Ambasadës Amerikane për përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës në avancimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operacionale dhe logjistike.  Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime. 

EkoHigjiena

Ndërsa kryeshefi i IPK-së  theksoi pëkushtimin e IPK-së dhe bashkëpunimin me menaxhmentin e lartë të Policisë dhe partnerëve amerikanë për të mbajtur lart standardet profesionale dhe integritetin e zyrtarëve policorë. Donacioni do të shërbejë për të forcuar kapacitetet tona profesionale, në mënyrë që qyetarëve t’ju ofrohet siguri në mënyrë efikase, të përgjegjegjshme e demokratike.

Policia e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së, e cila vazhdon të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj në shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.