Dy skuadrat gjilanase në Vala Superligën e Kosovës në futboll kanë shkëlqyer këtë javë si vendase. Derisa të shtunën, Kf.Drita forcoi edhe më tepër pozitën e parë në tabelë me tri pikët e reja, Kf.Gjilani këtë të diele triumfoi ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.
Në përballjen e së dielës, Kf.Gjilani ka shënuar fitore të thellë 4:0, pas një dominimi të lojës në të gjitha repartet. Goli i parë u realizua në pjesën e parë, në minutën e 19-të me anë të Fisnik Papuçi.
Me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë, por jo edhe gjithë loja. Pjesa e dytë për gjilanasit doli të jetë e frytshme, sidomos për lojtarin e kuq e bardhëve, Betim Haxhimusa.
Kjo ngaqë, realizoi plot tre gola për fitoren 4:0 të skuadrës së tij. Goli i tij i parë erdhi në minutën e 55-të, i dyti në të 73-tën dhe i treti për hetrik në minutën e 80-të.
Përndryshe, skuadra tjetër gjilanase Kf.Drita, të shtunën, po në kuadër të javës së 25-të, shënoi fitore 3:1 ndaj Kf.Flamurtarit, ku golin e epërsisë e realizoi Bujar Shabani (2′). U desht pjesë loja e dytë, fillimisht për t’u barazuar shifrat në 1:1 (53′), e pastaj sërish për të shënuar vendësit dy golat tv tjerë , Haxhi Neziraj (70′) dhe Xhevdet Shabani (83′).
Me këto fitore, të dyja skuadrat gjilanase kanë siguruar nga tri pikë, duke forcuar pozitën e parë për Kf.Drita dhe Kf.Gjilani në të gjashtën, por me pikë të barabarta me vendin e katërt.
Më poshtë kemi tabelën në Vala Superligë pas xhiros së 25-të:
/Elife SHERIFI/