Parashikimi i Motit për pesë ditë (14.08 – 18 gusht 2023), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
(Java e tretë e muajit gusht do të karakterizohet me mot më të nxehtë dhe me pak reshje shiu),
E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
E marte- Mot me diell dhe pjeserisht i vranët . Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjt 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e dtës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
E merkurë – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e marte, por vranësirat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende pos reshjeve ka mundesi të ketë edhe zbrazje elektrike , si pasojë e konveksionit në troposferë.Sa i i përketë gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njejtë me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.
E enjte- Të enjten parashihet mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat mund te sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor.Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimalet parashihen të kenë ngritje të lehta .
Të premten – Dita e premte parashihet me intervale më të gjata me diell.Vranësira të shperndara mund të paraqiten në viset e larta. Temperaturat mbeten pothuaj konstane në të dy vlerat , ngjajshem me të ditës së enjte.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP. /2LONLINE/