DYLON

Drita e nis mbarë kampionatin, e mund Llapin

Drita e nis mbarë kampionatin, e mund Llapin
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase FC Drita e ka nisur mbarë kampionatin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, pasi që në javën e parë, ka shënuar fitore si vendës, duke e mundur skuadrën e Llapit dhe arkëtuar trepikëshin e parë në këtë kampionat.

Futbollistët e Dritës, nën udhëheqjen e trajneri Akis Vavalis ishin të fortë për kundërshtarin dhe regjistruan fitore prej  2 me 0, me golat që u shënuan në pjesëlojën e dytë, përmes lojtarëve: Blerim Krasniqi (60’) dhe Albin Prapashtica (75’).

EkoHigjiena

Ky fillim i këtij edicioni me fitore, është tregues i qartë se, ajo që e konfirmoi ditë më parë edhe trajneri i skuadrës bardh e kaltër, Akis Vavalis, Drita është një skuadër e madhe dhe synimet e saja janë të kuptueshme, titulli i kampionit.

Përndryshe, sot u zhvillua edhe ndeshja Liria – Ballkani 0:1, ndërsa dje u zhvilluan dy ndeshjet tjera: Dukagjini – Malisheva 0:1 dhe Prishtina – Feronikeli 74′  3:1.

Ndeshja tjetër Fushë Kosova – Gjilani është shtyrë me kërkesën e klubit gjilanas.    /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.