Janë zhvilluar sot tri takime të javës së 12-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.
Dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit, kanë arkëtuar pikë, Drita me gjah të plotë, nga një fitore minimale, derisa Gjilani një pikë nga një barazim, ndonëse me pak fat edhe ajo mund të kthehej me gjah të plotë.
Drita – Malisheva 1 me 0.
Dukagjini – Gjilani 1 – 1.
Feronikeli – Llapi 0 – 2.
Përndryshe, Kur jemi te ballafaqimi, Drita – Malisheva, vendësit shënuan një fitore me rezultat minimal edhe atë falë një autogoli, pasi Ardian Hoti i skuadrës mysafire shënoi në portën e gabuar për të.
Ky autogol doli të ishte shënimi i vetëm në këtë ndeshje, për një fitore të tretë radhazi të Dritës, që bënë që kjo skuadër për momentin të renditet në krye të tabelës me 22 pikë nga, 6 fitore dhe 4 barazime.
Në takimin e radhës, të javës së 13-të, Dritën e pret një ndeshje e vështirë, si skuadër mysafire ajo do të ballafaqohet me Ballkanin, e cila skuadër aktualisht ka një pikë më pak se Drita, por edhe një ndeshje më pak (nesër luhet ndeshja Ulpiana – Ballkani), e që e bënë këtë takim të rendësish për vet vendin e parë në tabelë.
Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase që bënë gara në BKT Superligë, SC Gjilani, me pak fat mund ta fitonte takimin në Klinë ndaj Dukagjinit, pasi, krejt në fund të takimit, loja shtesë (94’) ishte akorduar një penallti kur rezultati ishte 1 me 1, por Gerhard Progni, i cili kishte barazuar paraprakisht rezultatin (86’), huqi nga pika e bardhë dhe Gjilani u desh të kënaqej me një pikë të fituar.
Kjo pikë bënë që Gjilani t’i ketë tani 21 pikë nga 5 fitore e 6 barazime, të cilat pikë për momentin e radhitin në pozitën e 3-të, por gjithnjë duke pasur parasysh se nesër do të luhen edhe dy ndeshje të kësaj jave, Prishtina – Drenica dhe Ulpiana – Ballkani, që mund ta ndryshojnë renditjen aktuale të tabelës.
Përndryshe, në javën e 13-të, Gjilani po ashtu ka një ballafaqim të vështirë por të rëndësishëm, pasi si skuadër nikoqire pret Prishtinën. /2LONLINE.com/