DYLON

Alban Hyseni: Livoçi i Poshtëm përkrahë fuqishëm Lëvizjen Vetëvendosje

Alban Hyseni: Livoçi i Poshtëm përkrahë fuqishëm Lëvizjen Vetëvendosje
Avatar photo Redaksia

“U mirëpritëm në Livoç të Poshtëm, e ku diskutuam me banorët në lidhje me projektet dhe kërkesat e tyre më urgjente, të cilat ndikojnë në mënyrë direkte në jetën e përditshme”, ka thënë Alban Hyseni nga Lëvizja vetëvendosje.

Duke iu referuar këtij takimi, Hyseni, i cili do të garojë për kryetar të komunës së Gjilanit, në balotazhin e  14 nëntorit, ka shtuar tutje se dukshëm bie në sy edhe shqetësimi që Vetëvendosje e ka shfaq, e që ka përpiluar edhe projekte konkrete në lidhje me infrastrukturën në këtë zonë. 

EkoHigjiena

“Këto shqetësime infrastrukturore, do gjejnë zgjidhjen që banorët e Livoçit të Poshtëm e meritojnë, e për të cilat presin tash e sa vite. Ka ardhur koha e një zëri të ri e udhëheqje të re, që mendon dhe vepron për Livoçin e Poshtëm e për krejt Gjilanin”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.