DYLON

Haziri: Figura e komandant “Gurit”, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, do të nderohet për sa të jetë jeta

Haziri: Figura e komandant “Gurit”, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, do të nderohet për sa të jetë jeta
Avatar photo Redaksia

Është inauguruar sot pllaka përkujtimore e UÇK-së dhe UÇPMB-së në fshatin Shurdhan të Gjilanit, në shënim të 20-vjetorit të vrasjes së dëshmorit të kombit, Sevdail Idrizi – komandant “Guri”

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish – komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu, deputetë të Kuvendit të Maqedonisë, familjarë e miq të dëshmorit.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se figura e komandant “Gurit” do të nderohet për sa të jetë jeta.

“I nderuar të marrë pjesë në inaugurimin e pllakës përkujtimore të UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Shurdhan, në shënim të 20 –vjetorit të vrasjes kryengritësit të madh të Karadakut, dëshmorit të kombit, Sevdail Idrizi – komandant Guri. Figura e komandant “Gurit”, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, do të nderohet për sa të jetë jeta. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.