Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale (KSHMS), në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës (te peste) dhe ka shqyrtuar Raportin e punës nga Sektori i Mirëqenies Sociale për pagesat e qirasë për periudhën një (1) vjeçare për familjet ne nevoje, si dhe ka vizituar disa familje përfituese të ndërtimit të shtëpive nga projekti i banimit social.
Kryesuesi i këtij Komiteti Dr. Jashar Jashari ,fillimisht ka thënë se drejtoria e linjës DSHMS, respektivisht sektori i Mirëqenies Sociale ka vazhduar me punën e tij, duke qenë në shërbim të qytetarëve në ofrimin e ndihmave për pagesat e qirave të banimit për familjet në gjendje të rëndë sociale për periudhën prej 01.11.2016 deri me 31.12.2017.
Jashari ka bërë të ditur se përfitues të këtij projekti janë gjithsej 50 familje në gjendje të rende sociale të përzgjedhur nga komisioni vlerësues ad-hoc nga DSHMS.
“Kjo është një ndihmë modeste për 50 familjet në nevojë, të cilave sado-pak u ndihmohet në tejkalimin e problemeve apo vështirësive të banimit, deri sa nuk behet një zgjidhje fatlume e përhershme për këta qytetarë të komunës së Gjilanit” , ka thënë Dr. Jashari.
DSHMS – për këtë periudhe kohore (një vjeçare), ka bërë pagesën e qerave për këto familjeve në gjendje të rënde sociale në një shumë prej 46.404 Euro.
Prezantimin e këtij Raporti para anëtareve të KSHMS-së e bëri zyrtari nga Sektori i Mirëqenies Sociale, Sami Ahmeti, i cili ndër të tjera tha se është bërë një hap I madh në ofrimin e ndihmës për pagesë të banimit për këtë kategori të shoqërisë, për këtë periudhe një vjeçare, por në anën tjetër shprehu keqardhje se nevojtarë të tillë që nuk kanë arrit të iu ndihmojnë edhe të tjerëve, por ja qe mundësitë buxhetore të komunës kanë qenë të limituara.
Pas prezantimit të këtij raporti z. Ahmeti u përballë me shumë pyetje nga anëtaret e këtij komiteti të cilët dhanë kontributin e tyre në këtë takim.
Ne fund te takimit kryesuesi i KSHMS-së Dr. Jashar Jashari edhe rekomandim për KPF, që ta aprovojë këtë raport për KK me mundësinë e gjetjes se një vije buxhetore të veçantë për këtë projekt për miratim në Asamblenë Komunale.
Pas përfundimit të kësaj pikë të rendit të punës, KSHMS – i ka vizituar disa nga familjet përfituese të ndërtimit dhe meremetimit të shtëpive nga Projekti i Banimit social, ku nga afër është njohur me këta qytetarë të cilët u shprehen se u janë shumë mirënjohës si donatorëve, po ashtu edhe qeverisjes lokale (komunale), me kthimin e shpresës për një jetë normale.