Komuna e Vitisë ka shpërndarë për fermerët vitias mekanizma bujqësorë.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë bërë sot shpërndarjen e 50 multikultivatorëve për fermerët vitias.
Haliti i ka përgëzuar përfituesit dhe theksoi se qeverisja komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar t’iu ndihmojë edhe më tutje fermerëve të saj, që të zhvillojnë sektorin bujqësorë, që të ketë prodhimtari dhe të sigurojnë të hyra.
Ai tha se fermerët vitias janë hambarë i Anamoravës dhe shembull i mirë i punës fisnike me përkushtim të lartë.
Nga ana tjetër edhe fermerët falënderuan përfaqësuesit komunal për këtë mbështetje, duke vënë në pah lehtësimin që ju bëhet në punët e bujqësisë.
Përfituesit e multikultivatorëve kanë participuar me 20% të shumës së përgjithshme, kurse shuma tjetër është mbuluar nga komuna e Vitisë. Nga ky donacion kanë përfituar 12 femra fermere, ku janë përfshirë edhe komunitetet pakicë. /2LONLINE/