Komisioni përzgjedhës i pjesës letrare të Manifestimit Kombëtar të Kulturës, “Flaka e Janarit” – 2019, në përbërje: Nexhat Rexha, Fatushe Haliti e Xhevat Latiifi, i cili njëkohësisht vepron edhe si Grup Punues, ka përzgjedhur për lexim në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës”- 2019, poezitë e këtyre poetëve konkurrues:
1. Adem XHELADINI – Kërçovë
2. Agron TUFA – Shqipëri (Jashtë konkurrencës)
3. Afrim DEMIRI – Ferizaj
4. Alketë SPAHIU – Gjilan
5. Anton Nikë BERISHA – Prishtinë
6. Arian LEKA – Shqipëri
7. Arsim HALILI – Kosovë Lindore
8. Donart REXHBOGAJ – Pejë
9. Flutura AÇKA – Shqipëri
10. Ibrahim KADRIU – Prishtinë (Jashtë konkurrencës)
11. Linditë DODA – Shqipëri
12. Medina PASOMA – Vushtrri
13. Menduh LEKA – Ferizaj
14. Mirela PAPUÇIU– Shqipëri
15. Mujë BUÇPAPAJ – Shqipëri
16. Nikolla SPATHARI – Shqipëri
17. Nuhi SADIKU – Shtime
18. Prend BUZHALA – Klinë
19. Rakela YZEIRI – ZOGA – Greqi
20. Ramadan MEHMETI-Prishtinë (Jashtë konkurrencës)
21. Ramë ORACA – Podujevë
22. Rozafa SHPUZA – Shqipëri
23. Selvete ABDULLAHU – Gjilan
24. Vjollca DIBRA– Prishtinë
25. Xhevat LATIFI – Gjilan (Jashtë konkurrencës)
Njëzetenjë poetë nga kjo listë, do të garojnë për Çmimin kryesor të kësaj pjese të Manifestimit – “Pena e Flakës”, e cila do të zgjedhet përmes votave të vetë poetëve.
Në rast se pas votimit të parë, dy apo më shumë poezi kanë vota të njëjta, poetët konkurrues, do të votojnë edhe një herë.
Nëse dhe pas këtij votimi, nuk do të përzgjidhet poezia fituese, atëherë, Komisioni përzgjedhës, mes poezive finaliste do ta përcaktojë Poezinë fituese të Manifestimit, e cila nderohet me Çmimin letrar “Pena e Flakës”.
Ndërsa dhënien e këtij Çmimi, sipas një tradite tashmë të krijuar, do ta bëj fituesja e vitit të kaluar, shkrimtarja nga Tirana, Entela Kasi.
“Pena e Flakës” 2019, mbahet në përmbyllje të këtij Manifestimi, më 31 janar 2019, ora 16:00, në Bibliotekën e Re të Qytetit, në Gjilan.
Po ashtu, në këtë ngjarje kulturore do të shpallen edhe rezultatet e konkursit anonim letrar në prozë e poezi. Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmisë së autorësisë, do të botohen në revistën letrare-kulturore AGMIA.