Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ai kërkon nga deputetët të mendojnë esëll dhe ta kalojnë demarkacionin.
Zeka që vije nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se e marta është ditë e rëndësishme për proceset e mëtutjeshme të Kosovës për integrimet evropiane.
“Zvarritja për tri vite, veç sa i ka kushtuar Kosovës dhe asgjë më shumë. Prandaj, të gjithë deputetët duhet të mendojnë ftoftë dhe esëll për interesa shtetërore dhe të kalojnë demarkacionin. Patriotizmi i pa kohë dhe inatet politike paraqesin fundin e politikës së një populli. Prandaj, më shumë se kurrë duhet të jemi me aleatet tanë, si SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, të cilët o formësuan shtetin e Kosovës dhe po investojnë ende në perspektivën e saj”, ka thënë Zeka për 2LONLINE.
Andaj, ai ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit ta kalojë demarkacionin, në seancën e të martës.
“Lëreni qytetarët të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Mjaftë të izoluar më. U teprua”, ka thënë zëvendësministri Zeka.