Në 100 -vjetorin e vdekjes të Ismail Qemalit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në profilin e tij se Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar.
Ja postimi i tij i plotë:
Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar. HTH