Shkruan: Sami ARIFI
Me rastin e manifestimit jubilar, në Shtëpinë e Kulturës “Bajram e Gursel Sylejmani“ në Viti, në shënimin e pavarësimit të 50-të vjetorit të QSH atëherë të quajtur “Boro e Ramizi“ tashmë “Kuvendi i Lezhës” në Viti, në lëshimet e bëra nga organizatorët u panë hapur marritë dhe çudirat duke përmendur madje edhe lavdëruar disa nga emrat që në raste të rrezikimit të qenies kombëtare nga pushteti okupues, posaçërisht në shkolla, ata caktoheshin si drejtor, caktoheshin nën dirigjimin dhe orkestrimin e regjimit okupues të kohës për ta mbjellë tek nxënësit frymën e pushtuesit serbo-jugosllav dhe për të shtypurë zgjimin kombëtar në shkollat shqipe duke e zgjeruar edhe më tej të ashtuquajturin „Diferencim Ideo-Politik“ te profesorët që kishin në shpirt mbjelljen e zgjimit kombëtar te nxënësit e tyre…
-Atdhetarët të cilët dhanë kontribut të çmuar në shkolla për zgjimin kombëtar te nxënësit futeshin nëpër burgjet jugosllave si: Kadri Osmani, Xhemil Daci dhe tre të tjerë bashkëvendës të tij, Fahri Ymeri, Abdyl Hoxha dhe Jakup Jahiri që të gjithë kishin punuar në Qendrën Shkollore atëherë quhej „Boro e Ramizi“, tani „Kuvendi i Lezhës“ në Viti…
Revistën e quajtur „Aroma“ së bashku me nxënës për herë të parë në komunën e Vitisë e kishte nxjerrë në dritë më 1973/74 prof. Kadri Osmani, çudi asnjë nga këta emra fare nuk u përmendën për kontributin e tyre në këtë shkollë, madje për pavarësimin e 50-të vjetorit të QSH „Kuvendi i Lezhës“ në Viti morën mirënjohje edhe ata që kurrë nuk kishin punuar në procesin edukativo-arsimor, madje morën mirënjohje edhe një numër drejtorësh që ishin argat të regjimit serbo-jugosllav të kohës si ma të besuarit për pushtetin okupues për të bërë „Diferencim Ideo-Politik“ te mësimdhënësit në shkolla…
-Kadri Osmani nga fshati Makresh i Poshtëm-komuna i komunës Artanës, ai kishte dhënë nga vetja çdo gjë për çështjen kombëtare, në veçanti kishte mbjellë shumë rritën te nxënësit për zgjimin kombëtar nëpër shkollat shqipe, e në veçanti edhe në QSH në Viti, ai nxjerri revistën e parë me nxënës në këtë komunë, revista e quajtur „Aroma“. Prof Kadriu ishte dënuar pesë herë me 25 vite burg të rëndë në burgjet serbo-jugosllave, ai i vuajti 17 vite burg të rënd, marri, në këtë manifestim jubilar të 50-të vjetorit pavarësimit të shkollës së mesme në Viti nuk u tha asnjë fjalë për te…
-Xhemil Daci së bashku me tre vendas të tjerë nga komuna e Tetovës, ata ishin larguar nga rexhimi i egër serbo-jugosllav prej proçesit mësimorë në QSH në Viti aty kah viti 1971/72 dhe më vonë ishin futë në burgje, çudi asnjeri nga këta nuk u përmend me rastin e 50-të vjetorit të pavarësimit të QSH atëherë të quajtur „Boro e Ramizi“ tani „Kuvendi i Lezhës“ në Viti…
-Fahri Ymeri nga fshati Sllatinë i cili ligjëroi lëndën e ekonomisë profesor në këtë shkollë të QSH „Kuvendi i Lezhës“ në Viti, i cili u dënua në vitin 1981 me gjashtë vite burg me dënim të rëndë, çudi, as ky atdhetar që punoi në këtë shkollë për te nuk u tha asnjë fjalë e vetme…
Fahri Ymeri ishte veprimtar i madh i çështje kombëtare, ai nuk u ndal asnjëherë së vepruari për kauzën e madhe kombëtare. Me rastin e heqjes edhe të asaj pak autonomie që kishte Kosova prof. Fahri Ymerin, më 28. 03. 1989, e morën prapë në burg në të ashtuquajturin „Izolim“ në burgjet serbe të Vrajës e pastaj në Shabac të cilin e torturuan pafundësisht…
-Poashtu edhe Abdyl Hoxha nga Juniku, i cili punoi një kohë të gjatë në QSH „Kuvendi i Lezës“ në Viti, edhe, ky i burgosur politik në vitin 1981 ishte kontribuues mjaft i madh në proçesin edukativo-arsimor, çudi, nuk u përmend fare…
-Profesori Jakup Jahiri nga Sodovina e Jerlive, i cili ishte mësimdhënës në QSH „Kuvendi i Lezhës“, ai ishte i përkushtuar në edukimin dhe zgjiminë kombëtar tek nxënësit, por edhe jashtë shkollës te gjeneratat e reja, humbi shëndetin nga torturat e organeve të sigurimit të rexhimit serbo-jugosllav dhe prej argatëve bashkëpunëtorë, prof. Jakupit iu ndalua madje të kalonte edhe rrugës në afërsi të shkollës, çudi dhe marri nuk u tha asnjë fjalë për te…
Veprimtaria e prof. Jakup Jahirit ishte në fushën shumë dimensionale për çështjen kombëtare, jo vetëm për arsim, ai ishte kundërshtar i hapur ndaj çdo rrezikimi që i vinte kombit tonë nga armiku shekullor, prandaj kur Kosovës iu hoq edhe ajo pak autonomi që kishte ate e izoluan më 28. 03.1989 nëpër burgjet serbe duke e munduar me torturat më të rënda çnjerëzore…
-Ju kërkoj falje atyre që dhanë kontribut në këtë shkollë, ata janë të shumtë, unë në këtë shkrim të shkurtër gazetaresk nuk kam mundur t’i përmendi emrat e të gjithë atyre që sakrifikuan dhe kanë dhënë kontributin në procesin edukativo-arsimor…
-Uroj që ky shkrim të ndikojë te institucionet relevante në vlerësimin e personaliteteve në bazë të meritokracisë sepse një numër prej këtyre mësimdhënësve, jo vetëm që humbën shëndetin, por edhe u flijuan për arsimin shqip, prandaj vlerësimet në bazë të jaranisë dhe interesave personale janë plagë në zemër për popullin.
Manifestimet në vlerësime të mënyrës së këtillë janë irrituese jo vetëm për arsimin shqip por janë irrituese për mbarë kombin tonë… /2LONLINE/