DYLON

Gagica: Mirënjohjet më të thella për brezat e mësueseve që mbajtën gjallë shpirtrat tanë të iluminuar

Gagica: Mirënjohjet më të thella për brezat e mësueseve që mbajtën gjallë shpirtrat tanë të iluminuar
Avatar photo Redaksia

“Mirënjohjet më të thella për brezat e mësueseve që mbajtën gjallë shpirtrat tanë të iluminuar. Mirënjohje e thellë për përkushtimin e punën tuaj sot, për të arriturat dhe vazhdimësinë nesër, për sukseset e reja dhe për rritën e shkollës sonë”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kreu i AAK-së, së Gjilanit, ish drejtor i DKA-së.

Ai ka ndarë një fotografi (nga arkivi) me mësuesën e tij të parë, Ismete Kallaba Veseli, e cila, siç thotë Gagica, meritueshëm vlerësohet si baza mbi të cilën është ndërtuar krejt jeta ie tij e mëpastajme dhe e secilit nga ne.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Të dashur mësimdhënës,

Në këtë ditëlindje të Shkollës Shqipe, në këtë moment kujtese historike, sot kur kujtojmë lindjen e Shkollës së Korçës, Pandeli Sotirin e Petro Nini Luarasin; kur kujtojmë shekuj të errësirës para vitit 1887, kur kujtojmë Rilindjen e madhe Shqiptare të Naimit, Samiut, De Radës, Kristoforidhit, kur kujtojmë 7 marsin e Shaban Jasharit në Prekaz, kur kujtojmë marsat e shtëpive shkolla, të mbijetesës e të sakrificës, sot pra, lirisht mund ta shpallim Shkollën tonë shqipe flamurin më të lartësuar të lirisë së shqiptarëve – bartur nga mësuesit e të gjithë brezave deri në ditët e sotme me përkushtim, krenari, sakrificë e heroizëm të jashtëzakonshëm.

Mirënjohjet më të thella për brezat e mësuesëve që mbajtën gjallë shpirtrat tanë të iluminuar.

Mirënjohje e thellë për përkushtimin e punën tuaj sot, për të arriturat dhe vazhdimësinë nesër, për sukseset e reja dhe për rritën e shkollës sonë.

Gëzua Ditën e Shkollës.

Gëzuar Ditën e Mësuesit.

Shëndet e gëzime në familjet tuaja.

Urime….Gëzuar!

(Duke falenderuar të gjithë mësimdhënësit, po e ndaj një fotografi (nga arkivi) me mësuesën time të parë, Ismete Kallaba Veseli, e cila meritueshëm vlerësohet si baza mbi të cilën është ndërtuar krejt jeta ime e mëpastajme dhe e secilit nga ne. Mirënjohës përjetë për mësuesen time).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.