Tani më veç janë shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me njëmbëdhjetë qershor, zgjedhje të cilat kanë ngjallur debate të shumta, për vet faktin se si u prish koalicioni dhe cilat ishin arsyet kryesore që e shtyen liderin e PDK-së, Kadri Veselin ta dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme.
Avdi Aziri
Në fakt, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në njëfarë mënyrë i kishte paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme qysh para tre katër muajsh, kur edhe kishte fillua turin e tij dëgjimor,me çka edhe po bëhej e kuptueshme se vendin e presin së shpejti zgjedhjet.
Këto zgjedhje po mbahen në gjendje mjaft të polarizuar për shkak të raporteve si në mes partive që ishin bashkë në koalicion dhe po ashtu edhe të partive që ishin në opozitë, raporte këto të cilat kanë qen të tensionuara qysh se është formuar koalicioni në mes PDK-së dhe LDK-së.
Në opinion janë përfolur disa arsye që e kanë shtyrë lidershipin e PDK-së për të vendosur të dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme, si gjykata speciale, e zgjedhjet lokale,për ta dëmtuar kështu LDK-në, si rivalin kryesor të sajë.
Por sa i përket arsyes reale për rivalitetin me LDK-në, është pak e besueshme që PDK-ja e konsideron rival serioz LDK-në. E vlerësojë kështu për faktin se PDK-ja për një dekadë është partia e parë dhe gjitha sondazhet tregojnë se PDK edhe me tutje është e para në çdo kohë që do të mbaheshin zgjedhjet.
Ndërkohë që LDK-ja ka mbetur mbrapa në reforma të brendshme. Ajo për tri dekada ende udhëhiqet nga njerëzit e njëjtë, duke mos arrit të reformohet dhe të rigjenerohet, po ashtu lidershipi i LDK-s i zhgënjejë votuesit e sajë edhe me vendimin në zgjedhjet e kaluara, duke lidhë koalicion me PDK-në.
Si shkak për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme mendohet se mund të jetë edhe gjykata speciale, e cila pritet të ngritë aktakuza edhe ndaj disa ish pjesëtarëve të UÇK-së, ku supozohet se pjesa më e madhe e të akuzuarve të tillë janë figura me rëndësi në PDK.
Sipas dinamikës të punës në gjykatën speciale, nuk pritet të ngritën aktakuza deri në fund të vitit dhe po ashtu nuk pritet që në fillim të akuzohen figurat kryesore. Edhe po të ngritët ndonjë aktakuzë, nuk do ta dëmtonte partin në vota, sepse është krijua një klimë që kushdo që do të akuzohej do të konsiderohet si viktimë sepse po pretendohet se bashkësia ndërkombëtare po tenton t’i dënojë vlerat e luftës.
Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti janë arsye kryesore që kanë ndikuar për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, sepse PDK ka kaluar shumë keq në zgjedhjet e kaluara lokale, duke humbur gati të gjitha komunat e mëdha, përjashto Prizrenin.
Por, edhe pse e ka pushtetin në Prizren, PDK është përballë me shumë probleme në këtë komunë duke u akuzuar dhe dënuar edhe kryetari i saj bashkë me shumicën e udhëheqësve komunal për keqpërdorime dhe korrupsion dhe po të shkohej në zgjedhje komunale para atyre nacionale edhe Prizreni rrezikonte t’i dilte nga duart duke e lënë PDK-n pa as një komunë të madhe.
Me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, PDK synon të krijojë avantazh duke shpresua se do t’i fitojë zgjedhjet dhe duke e udhëheqë qeverinë do ta kishte më të lehtë, në zgjedhjet lokale, rikthimin e komunave të mëdha nën udhëheqjen e PDK-së.
Për liderin e PDK-s Kadri Veselin këto zgjedhje janë si loja e ruletit rus, ku ose do t’i fitojë të gjitha, ose do të humbas gjithçka, sepse praktikat për ta tradhtuar partnerin çdo herë, mund ti kthehen bumerang PDK-së, për faktin se partitë tjera mund të hezitojnë të hyn në koalicion me të, për shkak të mosbesimit, andaj edhe shumë lehtë, PDK-ja, në këto zgjedhje mundet ta shohë vetën në opozitë.