Ish-trajneri i Dritës, Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Kukësit, teksa do të zëvendësojë Ernest Gjokën, i shkarkuar për rezultate të dobëta në Ligën e Evropës.
Tekniku 59-vjeçar, ka dalë sot para mediave në konferencën e prezantimit.
Duro ka qenë i shoqëruar nga drejtori sportiv, Nderim Nexhpi, i cili i uroi mirëseardhjen teknikut të ri, ndërsa Nexhipi ishte edhe futbollist i Dritës nga Gjilani.
Tekniku kryeqytetas ishte preferencë e parë e drejtorit dhe e disa futbollistëve që ai i kishte stërvitur më parë, si Cuculi apo të tjerë.