“Asht Gusht”, po e pret me padurim lexuesin e saj!

“Asht Gusht”, po e pret me padurim lexuesin e saj!

/Poetja Linditë Ramushi – Dushku vjen me librin më të ri “Asht Gusht”/

Vëllimi i tretë me poezi “Asht Gusht”, i poetes Linditë Ramushi – Dushku, tani më mund të jetë në duart e lexuesve. Janë dyzetë poezi në dialektin gegë që mezi presin lexuesin e tyre, e që të përmbledhur në një libër u mundësua nga shtëpia botuese dhe shtypshkronja Lena Grafik, Prishtinë.

Ja çfarë thotë vet autorja pas botimit të këtij libri.

***
Të shkruash, së pari është bekim për mua.

Por u bekova edhe sot, që brendësinë time, atë çfarë shoh, ndjej, përceptoj e shumë procese tjera që ato vargje mbështjellin brenda vlimit të tyre të ardhura në fjalë, vijnë sot në formë të shtypur. Në libër! Në vëllimin tim të tretë me poezi!

Falë dy njerëzve që e duan artin dhe mbështetja e tyre e solli këtë libër sot në duart e lexuesit dhe në duart e mia.

Argjend Hasani, për iniciativën dhe Venhar Kurti për mbështetjen financiare të këtij botimi. Faleminderuese ndaj ketyre dy njerëzve, që për ta zhvillimi i shoqërisë realizohet duke dhënë kontribut në shumë gjëra me vlerë e që konkretisht këtë herë me librin tim. Shoqëria ecë kur kultura ec…lindit

Uroj që “ÂSHT GUSHT”, të vij në duart e lexuesit këndshëm!

Faleminderit për përkushtim redaktorja e këtij teksti të botuar Ilire Zajmi.

Mirënjohëse mikut Abdullah Troshupa për përkushtim ndaj përgatitjes dhe shtypit.

Botoi dhe shtypi Lena Graphic, Prishtinë 2019!

KOMENTE