DYLON

Kosova i luan dy miqësore me Shqipërinë

Kosova i luan dy miqësore me Shqipërinë
Avatar photo Elife Sherifi

Kosova këtë herë për kundërshtare në kuadër të përgatitjeve për fazën e tretë parakualifikuese për “Eurobasket 2021”, që nis muajin tjetër, do të ketë Shqipërinë, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK)

Ndeshjet do të luhen të premten dhe të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Të dyja do të nisin në orën 19:00 dhe të dyja do të jenë me dyer të mbyllura për publikun, me kërkesën e përzgjedhësit Damir Mullaomeroviq.

“Këto dy miqësore vëllazërore me Shqipërinë do të ndihmojnë përzgjedhësin Damir Mulaomerviq të shohë formën e lojtarëve dhe njëherësh që ‘Dardanët’ të përgatiten sa më mirë për ndeshjet parakualifikuese për ‘Eurobasket 2021′”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FBK-ja.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.