Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, do të gjykohet për krime kundër njerëzimit, për shkak të rolit të tij pas revoltës së përgjakshme të Rumanisë, më 1989, e cila rrëzoi regjimin e diktatorit komunist, Nicolae Ceausescu.
“Është një moment veçanërisht i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Rumani, i cili po e përmbush një borxh nderi për historinë”, tha kryeprokurori rumun, Augustin Lazar.
Njoftimi i tij pason hetimet disavjeçare, të cilat shpesh janë përballur me rezistencën e zyrtarëve për të hetuar periudhën e paslargimit të Ceausescut nga Bukureshti, më 22 dhjetor, 1989.
Iliescu ka qenë ministër i qeverisë para se të largohej nga Ceausescu në fillim të viteve 1970.