“Ish-Këshilltarja Komunale në Gjilan, Vjollca Matoshi prej sot rrugëton me Aleancën, sepse ajo mendon se për dallim nga subjektet tjera politike, Aleanca udhëhiqet nga shumë njerëz me vlera e të dëshmuar në secilën etapë të historisë sonë”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së Dega në Gjilan.
Ai ka dhenë disa të dhëna për të aderuarën e re në AAK-në e Gjilanit.
Vjollca Matoshi ka mbaruar fakultetin e Edukimit në Gjilan. Ka qenë Anëtare e Kuvendit Komunal në Gjilan për dy mandate, Kryetare e Gruas në AKR.
Vjollca njihet si një grua e zonja dhe kontributdhënëse e dalluar në Gjilan.
“Ardhja e Vjollcës është vlerë e shtuar për Aleancën, subjekti që po rritet çdo ditë e po përkrahet nga secila familje e respektuar në Gjilan. Do të rrugëtojmë bashkë në Aleancë për t’i sjellë zhvillim dhe qeverisje pernime Gjilanit dhe Kosovës”, ka thënë Gagica.
Ai shtoi se Aleanca mbetet e hapur për secilin individ dhe secilën familje gjilanase, sepse konsiderojnë se vizioni i këtij subjekti është urgjencë për Gjilanin dhe për Kosovën. /2LONLINE/