• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

U mbajt “Pena e Flakës”, konkurrencë e ngushtë për çmimin e madh

Redaksia 2LONLINE 31 Janar, 2023 6 min
 U mbajt “Pena e Flakës”, konkurrencë e ngushtë për çmimin e madh

Nën organizimin e Asociacionit Alternativ të Shkrimtarëve të Kosovës, Ars Club “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, sot në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, u mbajt Ora e Madhe Letrare, ku 17 poetë kanë lexuar poezitë e tyre, në garë për çmimin “Pena e Flakës”.

Poetë e poete, artdashës e të ftuar të tjerë në këtë Orë Letrare, në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, i ka përshëndetur nënkryetarja e komunës, Leonora Morina Bunjaku.

“Me organizimin e sotëm të aktivitetit të radhës “Pena e Flakës”, po i afrohemi edhe finalizimit të këtij manifestimi mbarëkombëtar të ”Flakës së Janarit”, duke i falënderuar të gjithë varësisht prej përgjegjësive si organizatorë, mbështetës dhe si pjesëmarrës”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.

Ajo shtoi se gjithë ky organizim i jashtëzakonshëm në këtë mënyrë, do të përmbyllet suksesshëm duke e bërë Gjilanin qendër të kulturës dhe të artit shqiptar, për gati një muaj.

Në fund, nënkryetarja Morina Bunjaku ka uruar të gjithë pjesëmarrësit e Orës Letrare dhe fitueseve suksese, si në këtë Orë, si në konkurrimin e tyre në konkursin anonim letrar, në tregim e poezi.

Juria e Orës Letrare në përbërje: Sadete Tërnava Osmani, Emin Azemi dhe Arsim Halili, pas leximit të poezive, përzgjodhi tri poezi të cilat u nominuan për Çmimin “Pena e Flakës”.

Rapsodi për tri dhembje – Ramë Oraca

Zëri yt – Etleva Tafa

Pranë varrit të heroit – Klinton Nesturi

Ndërkohë, poezia fituese do të bëhet e ditur në Mbrëmjen Përmbyllëse të Manifestimit Kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit”, në Gala Mbrëmjen e cila mbahet po sot, nga ora 17:00 në Resort “Planet”.

Përndryshe, në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës”, si një nga shtyllat qendrore të Manifestimit “Flaka e Janarit”, ishin mbledhur poetë e poete nga treva të ndryshme shqiptare, e për Çmimin kryesor “Pena e Flakës”, poezitë e tyre i lexuan këta poetë:

Afrim Demiri, Etleva Tafa, Klejda Plangarica, Kliton Nesturi, Mexhit Havolli, Preng Maca, Ramë Oraca, Rozafa Shpuza, Rrushe Hasimi, Sadije Haliti, Selvete Abdullahu, Syhejl Havolli, Sherife Thaçi, Dhimitër Pojanaku, Xheladin Rexhepi, Zana Pira dhe Zeqir Fazliu.

Përveç aktivitetit të Orës Letrare, një Juri tjetër letrare në përbërje: Anton Nikë Berisha, Albinë Idrizi dhe Xhevat Latifi, shpalli rezultatet e konkursit anonim letrar për poezi e për tregim të shkurtër, e ku sipas organizatorit, në garë ishin 79 poezi si dhe 47 tregime.

Në poezi:

Vendi i parë: Për ty, shifra: Safo

Vendi i dytë: Na t’atëhershmit, shifra: 0803

Vendi i tretë: Nëse më kishe dashtë, shifra: Unë Hamleti

Në prozë:

Vendi i parë: nuk është dhënë

Vendi i dytë: Zbardhëllimë – shifra: Udhërrëfyesi

Vendi i tretë: Bineqtë – shifra: L’keni i Hasit

Manifestimi “Flaka e Janarit”, tutje ka në program aktivitetin përmbyllës, “Gala Mbrëmja” që do të mbahet në Resort “Planet”, Kmetoc, Gjilan, me fillim prej orës 17:00, kur do të shpallen të gjitha vendimet për fituesit, për të shpërblyerit nëpër shtyllat përkatëse, sipas rrjedhës, duke filluar nga “Peneli i Flakës”, “Talia e Flakës”, “Gara në Enigmatikë”, “Xixat e Flakës”, “Fest Flaka” e “Pena e Flakës”. /2LONLINE/

Etiketa:Flaka e Janarit Gjilan Leonora Morina – Bunjaku PENA E FLAKËS poezi rekomandojmë tregim
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

6 Qershor, 2023

Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës

6 Qershor, 2023

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

6 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com