Ish-futbollisti i Dritës, Leotrim Kryeziu do të luajë këtë edicion te klubi zviceran, Chiasso.
Klubi i Chiassos ka njoftuar se tashmë kanë arritur marreveshje me FC Lugano për huazimin e lojtarit. Huazimi do të jetë aktiv deri me 30.06.2020, apo një vit.
Me këtë rast, vetë futbollisti gjilanas ka njoftuar për marrëveshjen e arritur, duke shpresuar në suskese dhe kontribut me ekipin e ri.
“Me kete ne radh te pare dua te faliminderoj klubin e Luganos per kete mundsi, gjith ata qe me mbeshteten dhe mundsuan kalimin time te Chiasso gjithashtu dhe klubin time te ri Chiasso per besimin e dhen.
Shpresoj dhe besoj qe do te ndihmoj klubin me kontributin tim qe te gjindemi sa me lart ne Challenge League”, ka shkruar Kryeziu.
Kryeziu ka kaluar nga Drita te Lugano para një viti.