Ndoshta pak me vonesë, por deshëm t’u rrimë besnik të gjithë atyre që me kontributin e tyre, që nga fillimi i Iniciativës “Ushqim për Skamnorët” më 2014, na përkrahën dhe na e benë të mundur që mos të ndërpritet kjo iniciativë mujore për familjet në varfëri të skajshme.
Kështu thuhet në një falënderim të Iniciativës Qytetare Të Zhegrës (IQZH), për të shtuar:
“Besnikërinë tonë për çdo muaj ua dëshmojmë përmes pasqyrës së të hyrave dhe shpenzimeve që nga fillimi i Iniciativës “Ushqim për Skamnorët” më 1 Janar 2014 e deri më 1 Gusht 2017. Në pjesën e parë të kësaj pasqyre, ua prezantojmë shpenzimet mujore 2017, kurse në pjesën e dytë po të kësaj pasqyre, të hyrat dhe shpenzimet vjetore që nga fillimi, më 2014.
Të gjithë ata, që dëshirojnë informata më të hollësishme për të hyrat, shpenzimet, listën e artikujve ushqimor e higjienik, listën e kontributdhënësve dhe si të bëheni pjesë e kësaj iniciative etj. mund të na kontaktoni në adresën tonë në FB “IQZH-Iniciativa Qytetare e Zhegrës” dhe do u përgjigjemi shumë shpejt.
Në emër të 20 familjeve (të identifikuara nga banorët) në kushte të vështira, si dhe të emër të IQZH-së, Ju falënderojmë për kontributin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme”.
Zhegër më, 06 gusht 2017 IQZH (Iniciativa Qytetare e Zhegrës)