Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat i veprimeve hetimore IPK ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë (3) ndaj një zyrtarit policor me gradën rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal.
Ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt, njofton Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). /2LONLINE/