Nëse jeni mysliman në Malajzi dhe nuk agjëroni, bëni kujdes.
Në rrethin Segamat të këtij shteti, 32 policë vishen si kuzhinierë e kamerierë për t’i zënë myslimanët që hanë ushqime gjatë muajit të shenjtë Ramazan.
Nëpunësi i maskuar mund t’ua ofrojë racionin ushqimor dhe fotografinë tënde ta dërgojë në sektorin lokal për çështje fetare.
Mjeshtrit më të mirë për përgatitje të çajit e të pastave janë zgjedhur nga radhët e nëpunësve të sektorit për çështje fetare për kryerjen e detyrave që do t’i bëjnë në 185 objekte ku do të përgatitet ushqimi.
Nëse këta policë i zënë myslimanët që nuk agjërojnë, shkelësit do të dënohen me gjobë 329 dollarë ose me 6 muaj burg dhe shpesh, ekziston mundësia, që të dënohen më të dyja.
Grupi për të drejtat e njeriut që përpiqet për mbrojtjen e të drejtave të femrave myslimane në Malajzi. “Motrat e Islamit” e ka gjykuar këtë iniciativë nëpër restorante dhe e ka quajtur atë “akt të turpshëm spiunimi”.