DYLON

Gagica: Ramazani përveç që na lidhë ngushtë me Krijuesin na bën edhe më të lidhur e më solidarë ndërmjet vete

Gagica: Ramazani përveç që na lidhë ngushtë me Krijuesin na bën edhe më të lidhur e më solidarë ndërmjet vete
Avatar photo Redaksia

“Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, urova kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, Naim Aliu si dhe besimtarët myslimanë duke ju dëshiruar agjërim të pranueshëm”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai shtoi se muaji Ramazan përveç që na lidhë ngushtë me Krijuesin, na bën edhe më të lidhur e më solidarë ndërmjet vete. Ky muaj i shenjtë le të shërbejë për të reflektuar si shoqëri, duke u përkushtuar për të mirën e përgjithshme dhe për kujdesin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

EkoHigjiena

“Po ashtu, urova mikun tim Naim Aliu për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të KBI-së në Gjilan. Ashtu siç kemi pasur deri më sot bashkëpunim të shkëlqyer, jam shumë i bindur se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.