Ndarja nga jeta e ikonës së hendbollit gjilanas, Agim Shkodrës ka tronditur gjithë opinionin sportive dhe jo vetëm në Gjilan.
Shumë hendbollistë gjilanas, trajner sportive, bashkëpuntorë, e tifozë të Dritës kanë ndarë dhimbjen për largimin e Agimit, ndërsa kanë ngushëlluar familjarët.
Tifozët ‘bardhëekaltër’, “Intelektualët” përmes një postimi në Facebook kanë ngushlluar familjen Shkodra, ndërsa kanë bërë thirrje për grumbullimin e të interesuarve për varrim, shkruan 2LONLINE.com.
“Sot ne moshen 59 vjeqare ndroi jet Agim Shkodra ish trajner i HC Drita, Intelektualet mblidhen në ora 13:00 tek shtëpia e mallrave .
Intelektualët i shprehin ngushëllime familjes Shkodra , jemi mirënjohes per kontributin e madh që ka dhën Agim Shkodra për klubin e hendbollit Drita”, shkruhet në postimin zyrtar.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.