DYLON

Hendbollistët gjilanas kujtojnë trajnerin, ngushëllojnë familjen Shkodra

Hendbollistët gjilanas kujtojnë trajnerin, ngushëllojnë familjen Shkodra
Avatar photo Elife Sherifi

Ndarja nga jeta e ikonës së hendbollit gjilanas, Agim Shkodrës ka tronditur gjithë opinionin sportive dhe jo vetëm në Gjilan.

Shumë hendbollistë gjilanas, trajnerë sporti, bashkëpuntorë, e tifozë të Dritës kanë ndarë dhimbjen për largimin e Agimit, ndërsa kanë ngushëlluar familjarët, shkruan 2LONLINE.com.

Dy nga ta janë edhe hendbollistët e Dritës, portiere Arbër Sylejmani, Farije Huskovci dhe hendbollistja, Bjondina Starabaja.

EkoHigjiena

Agim Shkodra, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.

Ja disa nga postimet:

“Lamtumirë Axha Agim!

Një tjetër mëngjes i kobshëm për mua. Sikurse nuk mjaftuan lotët e shtatorit, tashmë e humba edhe axhën Agim, trajnerin tim të parë nga fëmijëria, ai i cili më mësoi hapat e parë dhe më shtoi dashurinë për lojën e Hendbollit.

Gjenerata jonë dhe unë personalisht nuk do ta harrojmë asnjëherë kontributin e axhës Agim për klubin e KH Dritës dhe lojtarët që luajtën në këtë klub ndër vite.

Jam shumë i shokuar dhe nuk gjej fjalët për të përshkruar, por vetëm dëshiroj që si ish-lojtarë i KH Dritës, ti shpreh ngushllime së pari familjes së tij Shkodra, ish-bashkëlojtarëve të mi te Drita dhe gjithë miqëve të ij.

U prefsh në paqe axha Agim!”, ka shkruar Sylejmani.

“Nuk po di qysh me fillu,Zot falimderit që t’pash dje frymen e fundit,ikon gjithmon,dashni,emocion qdo her për ty,hapat e mi par nga ju sot jom këtu dal Zotit e ty ndihem krenar për ty njeri që ka dhon për Hendboll Gjilan Kosov Allahu n’xhehnet – Agim Shkodra”, ka shkruar Huskovci.

“Kurre se kisha mendu qe ka me ardh dita me i shkru kto fjale për ty njeriu qe e kam konsideru gjithmone si baben tim të dyt..Falemnderit qe ke qen pjese e jetes time per shum vite edhe me ke ndihmu me u formu si nje sportiste e aq me shum si njeri ?…Hendbolli sot humbi nje njeri qe gjith jeten ia perkushtoj hendbollit e sidomos sukseseve te klubit HC DRITA.I PAHARRUESHEM DO MBETESH GJITHMONE TRAJNER.

Zoti ne gjehhnet InshAllah ?Te qoft i gjith mundi hallall per ate qe ke bo per ne”, ka shkruar hendbollistja gjilanase, Bjondina Ramabaja.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.