Këtë fundjavë nis gara e stinorit pranveror në Ipko Superligën e Kosovës. Tri ndeshje do të zhvillohet të shtunën, derisa tri të tjera të dielën, shkruan 2LONLINE.com.
Por, nuk ka më mirë se stinori pranveror të fillon me derbin më të madh kosovar në mes të Gjlanit dhe Dritës. Takimi i derbit do të luhet me 16.02.2020 nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit ne Gjilan.
E festa në qytetin e Gjilanit, ka filluar nga të dy anët, si tek ‘Intelektualët’ ashtu edhe të ‘Skifterat’.
‘Intelektualët’ e kanë dërguar mesazhin për tifozerin e tyre, ku nëpërmjet rrjeteve sociale, ju kane bërë thirrje që të jenë masovikisht në këtë supërderbi:
“Të dielën nga ora 9:00 e mëngjesit, mblidhemi te parkingu mbrapa Sohos, për t’u nisur nga aty në një kortezh masiv drejtë stadiumit të qytetit “Selami Osmani – Bezi”.
Ftohen të gjithë antarët e tifozërisë tonë Bardhë e Kaltër, të jenë prezent dhe të mos mungojnë në këtë marshim tonë drejt stadiumit, sepse nga aty nis spektakli dhe ligjërata e paraqitjes tonë të rradhës për Krenarinë e Qytetit, DRITËN.
Të gjithë të bashkuar edhe këtë herë, për një klub dhe dy ngjyra që do t’i dashurojmë dhe mbrojmë deri në vdekje.
HAPET ULTRAS UNIVERSITETI, MIRË SE VINI N’FERRIN TONË…⚪️🔵”, shkruajne Intelektualet ne Facebook.