Ka përfunduar trajnimi CIMIC Orientation Course i mbajtur nga instruktorë të Multi National Cimic Group (MNCG) nga Italia. Në trajnim morën pjesë pjesëtarë të Çështjeve Civile të FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, Gjeneral Ilir Qeriqi shprehi mirënjohjen ndaj instruktorëve italian duke theksuar rëndësinë e trajnimit të përbashkët mes të dyja shteteve në fushën e bashkëpunimit civil- ushtarak. Gjeneral Qeriqi falënderoi edhe kursantët nga FARSH për shembullin e treguar gjatë këtij trajnimi si dhe lidhjet e krijuara mes personelit ushtarak të të dyja vendeve.
Trajnimet e tilla janë të rëndësishme pasi që shërbejnë në rritjen e ndërveprueshmërisë me shtetet partnere, si dhe rritjen e kapaciteteve të bashkëpunimit civil-ushtarak dhe përgatitjes së personelit për të reaguar në situata të ndryshme emergjente dhe operacione ushtarake, njofton forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/