DYLON

FSK-ja pjesë e Konferencës së Rreshtermajorëve të vendeve të NATO-s dhe ato partnere

FSK-ja pjesë e Konferencës së Rreshtermajorëve të vendeve të NATO-s dhe ato partnere
Avatar photo Redaksia

Forcën e Sigurisë së Kosovës në konferencën e Rreshtermajorëve të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere që po mbahet në Norfolk, Virginia të SHBA-së, është duke e përfaqësuar Rreshter Majori i FSK-së Bedri Zuka.

Qëllimi kryesor i konferencës është përgatitja e direktivës së NATO-s për zhvillimin e korit të nënoficerëve brenda Aleancës dhe vendeve partnere në rritjen e ndërveprueshmerisë dhe efektshmerisë në realizimin e detyrave dhe përmbushjen e misionit.

EkoHigjiena

Konferenca është udhëhequr nga tre Rreshtermajoret e komandave kryesore të Aleancës, Rreshter Major Kevin Matters (Komanda e Transformimit të Aleancës), Brion Blais (Komanda e Operacioneve të Aleancës) dhe Robert Abernethy (Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane)

Komandanti i Komandës së Transformimit të Aleancës, Gjeneral Philippe Lavigne dhe Komandanti i Komandës së Operacioneve të Aleancës, Gjeneral Christopher Cavoli gjatë fjalimit të tyre theksuan rolin kyç të nënoficerit në përmbushjen e misionit të Aleancës dhe kanë dhënë udhëzime mbi zhvillimin e trupës së nënoficerëve në të ardhmen në përgjigje të kërkesave të kohës dhe situatave të paparashikueshme dhe komplekse, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.