Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka intensifikuar hulumtimin aktiv e të gjitha rasteve të dyshimta në COVID-19.
Siç kemi informuar, nga njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara, dolen 26 raste pozitive në SARS CoV-2.
Të gjithë kanë qenë në vetë izolim. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar.
Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 raste nga Gjilani (Vrapqiq) dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova.
Rekomandimet parandaluese për distancim social me kufizim të lëvizjes së qytetarëve në kohë të caktuar, si masë për mbrojtje nga koronavirusi janë të mbështetura nga OBSH dhe ECDC që do të mundësojnë shkëputjen e hallkës së qarkullimit të virusit duke vazhduar njëkohësisht me të gjitha pikat vitale të jetës (shëndetësia, tregtia ushqimore, KEK, ujësjellësi) për të siguruar zinxhirin e zhvillimit të jetës normale ku distancimi social lejon te bisedoni nga dy metra largesi dhe të dilni për nevoja personale duke iu përmbajtur edhe në ato rrethana rekomandimeve të Institutit në kohë të caktuar.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!