DYLON

Haziri apelon për kujdes: Komunikoni me zemër, jo me duarshtrëngim

Haziri apelon për kujdes: Komunikoni me zemër, jo me duarshtrëngim
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për mbrojtje dhe shpëtim për preventivë të përhapjes së virusit COVID-19.

Në takim është diskutuar me fokus të veçantë për izolimin e përkohshëm të Vrapçiqit dhe Zhegrës, sikurse edhe për zbatimin e vendimit për ndalimin e qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve.

“Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha instancat komunale e regjionale, përfshirë këty edhe policinë kufitare, për menaxhim sa më të suksesshëm, derisa jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Këshillin e Bashkësisë Islame, lidhur me ritet dhe shërbimet fetare”, ka thënë kryetari Haziri, pas takimit.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit ka apeluar qytetarët që jetojnë pa panik, të mos komunikojnë me duarshtrëngim, por me zemër, të kujdesen për veten, familjen, lagjen dhe qytetin.

Përndryshe, kontaktet për të gjithë ata që kanë shqetësime dhe problem shëndetësore luten që të kontaktojnë numrat 112, 192, 193 apo 194, të cilët janë kontakte që japin shërbime 24 orë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.