Zvicerani, Markus Brun ka vendosur që me pijen e tij të re energjike ”Shqip King” të hyjë në konkurrencën me pijet e këtij lloji në Zvicër.
E veçanta e investimit të tij është se ai, një pjesë të fitimit nga shitja do ta jep në projekte humanitare në Kosovë.
Kur Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner më 22 qershor 2018 në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, në ndeshjen Zvicër-Serbi “bënë shqiponjën” me duar të kryqëzuara, Markus Brun nga Lucerni ishte ndier i mrekulluar para ekranit televiziv, “Kjo është sikur të fitosh një gjashtëshe në loto!”, kishte brohoritur zvicerani 33 vjeçar.
Dhe nuk ishte diçka për t`u habitur, pasi që ky gjest i futbollistëve shpejt mori dhenë. Madje qe zgjedhur dhe gjesti i vitit.
Por, arsyeja e gëzimit të tij të papërshkrueshëm ishte diku tjetër: Brun e kishte licencuar tashmë dy muaj më parë, më saktë më 21 prill 2018 logon me shiponjën dy krenare dhe markën “Shqip King”. “E pabesueshme, unë pata me të vërtetë fat!”, shprehet i gëzuar edhe sot Markus Brun.
Rreth festimit me shqiponjën dykrenore është debatuar me javë të tëra, me ide pro dhe kundër. “Por çfarë rastësie”, thotë tani Markus. “Gjithmonë kam pyetur përse shqiptarët nuk kanë një brend të tyrin, kur janë një popull kaq krenar”.
Kështu, ai i përvishet punës: shqiponja e vogël me dy krerë bëhet bashkë me demin e madh (simboli i pijeve energjike).
150.000 kanaqet e para me shijen e ëmbël të pijes energjike ai i ka shitur para hyrjes në treg. Së shpejti ajo do të jetë edhe brenda asortimentit zviceran të 30 depove ‘Prodega’ që janë pjesë e sektorit Transgourmet të Coop-it.