Në mbledhjen e 30 nëntorit të vitit 2022, të Kuvendit Komunal të Ferizait, asamblistja e PDK-së, Arbnora Salihu propozoi të futet në rend të ditës iniciativa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës që, lulekuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Argumentet që shtroi përpara asamblistëve të kuvendit për domosdoshmërinë e realizimit të një kërkese të tillë, bënë që kërkesa e Zonjës Arbnora Salihu të miratohet dhe në mënyrë unanime të dilet në mbështetje të simbolit kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës të gjenocidit në Kosovë, thuhet në njoftimin e Qendrës Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur. /2LONLINE/