DYLON

Certifikohen nënoficer të FSK-së në Republikën e Shqipërisë

Certifikohen nënoficer të FSK-së në Republikën e Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë, dhe ngritjes profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në Qendrën e Aftësimit Profesional të Nënoficerëve( QAPN) në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë, së bashku më 40 nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), u certifikuan edhe 5 nënoficer të FSK-së, në kursin e avancuar të nënoficerit.

Objektivi i programit mësimor për një periudhe 8 Javore ishte avancimi në karrierë i nënoficerëve në pozitën e zëvendës komandantit të togës, ofrimin e njohurive teorike-praktike për drejtimin e togës, niveleve te njehsuara me to, si dhe në drejtim të aftësimit si drejtues e liderë pranë komandave e regjimenteve të FSK-së. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.