India ka njoftuar se misioni i saj Chandrayaan-2 në Hënë do të fillojë në mes të 9-16 korrikut të këtij viti. Misioni pritet të prekë sipërfaqen hënore deri në fillim të shtatorit.
Ky do të jetë misioni i parë i Indisë në sipërfaqen e Hënës dhe do të synojë të vendoset në polin jugor të saj, një territor i pashkelur aktualisht.
Shkëmbinjtë në këtë rajon hënor mendohet se janë katër miliardë vjeçarë dhe mund të sigurojnë një burim të çmuar energjie bërthamore.
Të gjitha misionet e tjera në Hënë janë ulur pranë ekuatorit. Dhe kjo është hera e parë që do ulet një mision në polin jugor.