DYLON

Temperatura të larta në Indi, arrijnë deri në 50 gradë!

Temperatura të larta në Indi, arrijnë deri  në 50 gradë!
Avatar photo Elife Sherifi

India është duke u përballur me një valë të të nxehtit. Temperaturat në shumë pjesë të këtij shteti kanë shkuar në mbi 45 gradë.

Përndryshe, temperatura në rajonin e Rajasthanit të dielën shkoi në 50.8 gratë. Lajmin e bëri të ditur departamenti i meteorologjisë.

Për shkak të temperaturave shumë të larta, rajoni i Pradeshit e ka shpallur rrezikun e kushteve të nxehtësisë së madhe. Të dyja këto shtete dallohen për temperatura të larta gjatë verës. Sidoqoftë, ky vit ka qenë i rëndë në këtë aspekt edhe për pjesët tjera të Indisë.

EkoHigjiena

Temperaturat e larta i kanë goditur më së shumti personat e pastrehë dhe ata që janë të detyruar të punojnë në mjedis të hapur, siç janë shitësit e rrugës, policët e trafikut dhe vozitësit e karrocave. Në mesin e njerëzve të goditur nga vapa janë edhe shpërndarësit e ushqimit të restoranteve.

Së paku shtatë qytete dhe qyteza indiane janë në listën e 15 vendeve më të nxehta në botë. Tetë vendet tjera janë në Pakistan, ku Jacobabadi me temperaturë prej 51 gradësh po cilësohet si vendi më i nxehtë në botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.