DYLON

Mesazhi prekës e motivues i bashkëshortes së Casillasit

Mesazhi prekës e motivues i bashkëshortes së Casillasit
Avatar photo Elife Sherifi

Iker Casillas pësoi një infarkt akut të miokardit gjatë stërvitjes me Porton. Portieri spanjoll ishte shembur papritur në tokë e menjëherë u dërgua në spital, ku pas ekzaminimeve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Tani portieri është jashtë rrezikut. Sapo mori vesh lajmin, bashkëshortja e tij, gazetarja spanjolle Sara Carbonero, iu gjend pranë në spital, e pasi e kuptoi se situata ishte nën kontroll, postoi një foto bashkë me Iker:

“Për fat të mirë ishte thjesht një moment frike. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen. Sikurse më kishte thënë një mik i madh, ndonjëherë jeta gjen një mënyrë të çuditshme për të na kujtuar se sa me fat jemi që jetojmë.”

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.