Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi, kanë vizituar Qendrën e Akomodimit të personave të riatdhesuar, ku është bërë inaugurimi i këndit të lojërave në këtë Qendër.
Ky projekt, i cili është në kuadër të mbështetjes së procesit të ri integrimit të personave të riatdhesuar, është i mbështetur nga qeveria e Gjermanisë, konkretisht nga GIZ.
Në këtë rast, ministri Sefaj e falënderoi shefin e GIZ, James Macbeth Forbes, për mbështetjen e vazhdueshme që po bën në procesin e ri integrimit të personave të riatdhesuar.
Ndërsa, Forbes premtoi ministrin Sefaj se mbështetja e qeverisë gjermane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.