DYLON

Komuna e Gjilanit është në finalizim të projektit për implementimin e kompostimit të mbeturinave shtëpiake

Komuna e Gjilanit është në finalizim të projektit për implementimin e kompostimit të mbeturinave shtëpiake
Avatar photo Redaksia

Në bashkëpunim me GAC dhe organizatën gjermane GIZ, Komuna e Gjilanit me partneritetin e tyre publiko-privat EcoHigjiena, është në finalizimin e projektit për implementimin e kompostimit të mbeturinave shtëpiake.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka bërë të ditur se Komuna është pajisur me 166 komposterë, ku pilot-projektin do të fillojë ta implementojë në ekonomitë familjare dhe në shkollën “Zija Shemsiu”, për të vazhduar edhe në lagjet e tjera të qytetit, tek bizneset e më pastaj edhe nëpër fshatra.

EkoHigjiena

“Grupi punues i shërbimeve publike tashmë e kanë hartuar planin e veprimit bashkë me organizatat, dhe pritet gjatë javës së ardhshme të filloj edhe implementimi”, ka thënë nënkryetarja Morina-Bunjaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.