DYLON

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni takoi përfaqësuesit e GIZ-it për menaxhimin efikas të mbeturinave

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni takoi përfaqësuesit e GIZ-it për menaxhimin efikas të mbeturinave
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim të frytshëm me menaxherin e projektit të Shërbimeve të Qëndrueshme Komunale, Stefan Mager, dhe këshilltarë të tjerë të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), organizatë e cila ka përkrahur vazhdimisht komunën e Gjilanit.

Kryetari Hyseni me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit, ku së fundmi, nga kjo organizatë Gjilani ka përfituar si donacion 3 mijë kontejnerë, të cilët janë shpërndarë në tërë qytetin.

EkoHigjiena

“Diskutim kyç ishte menaxhimi efikas i mbeturinave, rëndësia e parandalimit të gjenerimit të mbetjeve, përgatitja e mbeturinave për ripërdorim dhe riciklim, e deri tek ekonomia e qarkut. Rritja e ndërgjegjësimit për minimizimin e prodhimit dhe riciklimit sa më shumë të jetë e mundur është çelësi i menaxhimit të suksesshëm të mbetjeve që mbron mjedisin dhe siguron zhvillimin e komunës në të ardhmen”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Bashkëpunimi rajonal në menaxhim të mbeturinave është një nga temat që do të diskutohet në takimin e përbashkët mes kryetarëve të komunave të regjionit të Anamoravës, e që është iniciativë e komunës së Gjilanit”, ka shtuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.