Nga Blerim Sherifi
Nuk qenka e lehtë të të kujtojmë në 4-vjetorin e vdekjes tënde i dashur Prof Naim, ikonë e qytetit tonë, Gjilanit.
Sot po bëhen plotë katër vite kur Prof Naimi u largua nga kjo botë e përkohshme për të u kthyer te Zoti Madhërishëm.
Ndihem shumë me fat dhe krenar që kisha rastin të e njoh Prof Naimin për së afërmi dhe të e njohë më shumë se një profesor apo kolegë.
Me Prof Naimin, së bashku disa herë kemi ndjekur dhe prezantuar në trajnime, seminare, konferenca si brenda dhe jashtë vendit, e ku prezenca e tij gjithmonë jepte pozivitet dhe kreativitet ngjarjes që ndodhte.
Ende kam të freskëta kujtimet dhe shëtitjet me prof Naimin në konferencat e gjuhës Angleze në KETNET Kosovë, apo ato të ELTA-s në Shqipëri.
Prof Naim Shaqiri u lind më 14 shkurt 1963 në Përlepnicë të Gjilanit.
Naimi kishte studiuar gjuhën Angleze në universitetin e Prishtinës dhe me të përfunduar studimet kishte filluar punën e mësimdhënësit të gjuhës Angleze në shkolla të ndryshme të Gjilanit dhe së fundmi para se të ndërroj jetë ishte mësimdhënës i gjuhës Angleze në shkollën e mesme teknike Mehmet Isai në Gjian.
Naimi ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare qysh nga vitet e 80-ta kur ai ndiqet dhe burgoset nga pushteti atëhershëm fashist për shkak të veprimtarisë së tij por edhe për shkak se ishte vëlla i të burgosurit politik.
Naimi menjëherë pas luftës, angazhohet si përkthyes personal i administratorit Amerikan për komunën e Gjilanit punë të cilën e bëri deri në shuarjen e mandatit të UNMIKU-t.
Profesor Naimin nuk ke se si ta kujtosh ndryshe, vetëm si njeriu më optimist, i hareshëm dhe gjithmonë e shihje të buzëqeshur para çdo sfide.
Ishte ndër njerëzit më aktiv në qytetin tonë dhe më gjerë në Anamoravë ku vullnetarizmin e kishte në shpirt ngase sipas tij ‘’ vetëm kur je në shërbim të komunitetit je njeri dhe pjesë e pandashme e shoqërisë’’.
Profesor Naimi ishte veprimtar shoqëror e politik që kur ishte si i ri shquhej me veprimtarinë dhe kontributin e tij për vendin dhe shoqërinë.
Prof Naimi ishte ndër themeluesit e shoqatës së mësuesve të gjuhës Angleze KETNET (Kosovo English Teachers’ Network) në Prishtinë ku qëllimi i tij si çdo herë ishte dashuria e madhe ndaj arsimit edhe edukimit të vazhdueshëm të mësuesve të j gjuhës Angleze.
Ishte njeri nismëtar, iniciator i shumë nismave dhe vullnetar i parë kur kërkohej diqka e mirë për shoqërinë, arsimin, natyrën, paqen, miqësinë, artin, kulturën, muzikën e sportin.
Prof Naimi vdiq me 04 mars 2020 pas një ataku kardiak në spitalin regjional të Gjilanit.
Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqen e Zotit fuqiplotë! /2LONLINE/