DYLON

Arrestohet një person për krime lufte ndaj popullatës civile

Arrestohet një person për krime lufte ndaj popullatës civile
Avatar photo Redaksia

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE DHE POLICIA E KOSOVËS

Arrestohet një person për krime lufte ndaj popullatës civile

EkoHigjiena

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.