“Numri i bashkatdhetarëve që e kanë vizituar sivjet Kosovën, ka qenë dukshëm më i madh se kurdo herë. Ekonomia e Kosovës ngritët shumë në dhe pas çdo sezone kur diaspora ndodhet atje”, ka thënë afaristi nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa
Ai shtoi e po angazhohen maksimalisht që ta rrisin numrin e shqiptarëve nga disaspora që investojnë në Kosovë. Investimi në Kosovë e forcon lidhjen e të rinjve shqiptar që kanë lindë e rritë në diasporë me Kosovën edhe më shumë sikurse ndikon në rënien e numrit të atyre që ikin nga Kosova.
“Ne e kemi obligim me ia bë interesante Kosovën rinisë në diasporë në mënyrë që me pas rritje të interesimit për ta vizituar atë më shumë se dy e tri herë në vit”, ka thënë afaristi Ilmi Mustafa. /2LONLINE/