• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Presidenti Veliu dhe aksionarët e rinj të SC Gjilanit takohen me futbollistë

Redaksia 2LONLINE 29 Gusht, 2023 3 min
 Presidenti Veliu dhe aksionarët e rinj të SC Gjilanit takohen me futbollistë

Drejtuesit e rinj të SC Gjilanit janë prezantuar para futbollistëve dhe shtabit teknik në një takim para fillimit të seancës stërvitore të pasdites.

Presidenti i klubit, Afrim Veliu ka përshëndetur nga afër të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, teksa ka ofruar mbështetje maksimale në rrugëtimin e ri që është nisur, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.

“Motivin nuk e solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj. Në sytë tuaj shoh shumë vullnet dhe dëshirë për ta shfaqur më të mirën të cilën dini ta bëni. Së bashku me aksionarët e tjerë dhe bashkëpunëtorët e mi do të përkujdesemi që klubi të orientohet në rrugën e duhur, prandaj dua nga ju që të impenjoheni maksimalisht në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje dhe çdo sfidë me të cilën do të ballafaqohemi. Ju falenderoj që keni qëndruar besnik klubit dhe ju pres në vazhdim që së bashku ta ngrisim klubin në nivelet më të larta”, tha Veliu para futbollistëve.

Ndërkohë, aksionarët e tjerë të klubit, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami ofruan garancion dhe stabilitet në organizimin e klubit. Ata theksuan gjithashtu se presin nga futbollistët të japin gjithçka nga vetja e tyre për t’i realizuar objektivat e klubit, ndërkohë që mbështetja e drejtuesve nuk do të mungojë aspak.

Në fund ata janë përshëndetur edhe nga tifozët e klubit, të cilët u kanë uruar mirëseardhje aksionarëve të rinj, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Etiketa:Afrim Veliu aksionaret futbollistët Gjilan rekomandojmë SC Gjilani sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023
Policia

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023
Info+

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri

26 Shtator, 2023

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com