DYLON

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott viziton QRTK-në e Gjilanit

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott viziton QRTK-në e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sot, ishte për vizitë në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (QRTK) të Gjilanit, ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Ai u prit nga drejtori i kësaj qendreje rajonale për trashëgimi kulturore, Arton Hoxha si dhe u njoftua për punën dhe veprimtarinë e këtij institucioni që nga themelimi ( 2004 ) e deri më sot.

EkoHigjiena

Ambasadori Abbott, duke shprehur një konsideratë për QRKT e Gjilanit sidomos në evidentimin, ruajtjen dhe përkujdesjen ndaj këtij thesari të çmuar kulturor, u fokusua në punën e dy muzeve të Gjilanit, të cilat edhe i vizitoi, përfshirë këtu dhe Atik xhaminë, e cila i pëlqeu pa masë, veçmas me ekspozimin dhe ruajtjen e vlerave mesjetare në këtë institucion të besimit islam.

Drejtori Hoxha e njoftoi përfaqësuesin e parë të shtetit britanik në Kosovë, i cili deri më tash është edhe diplomati i parë i këtij formati që viziton QRTK-në dhe muzetë e Gjilanit, se te tri objektet e vizituara janë asete në mbrojtje të përhershme.

Në përfundim të kësaj vizite, ambasadorit Abbott iu dhuruan disa nga botimet e kësaj qendreje dhe ate, në gjuhën angleze. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.