Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë me dije se bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës për Gjermani, Ukë Blakaj dhe shumë afaristë e njerëz tjerë të suksesshëm në Gjermani, morën pjesë në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare, ku u trajtua tema e investimeve në Kosovë.
Ai ka thënë se ishte nder për të pranishmit dhe nder për Kosovën që e kishin prezent edhe zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
“Mërgata është e interesuar për të investuar në Kosovë, sepse sado vite që kanë kaluar ata në shtete të ndryshme të botës, veçmas në Gjermani, nuk e harrojmë vendlindjen tonë, Atdheun tonë për të cilin asnjëherë nuk kemi rreshtuar së kontribuari”, ka thënë Mustafa i AAK-së.
Ai u shpreh mirënjohës për kryeministrin Haradinaj i cili gjithherë ishte krah diasporës dhe në mbështetje të tyre sa herë që ka qenë nevoja.
“Mbetemi të vendosur ta bëjmë Kosovën ashtu siç e kanë ëndërruar breza të tërë”, ka thënë Ilmi Mustafa iAAK-së. /2LONLINE/