DYLON

Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit

Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit
Avatar photo Redaksia

U mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjës së partneritetit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës, Spitaleve të Përgjithme të Sllovenisë (Izola, Celje, Murska Sobota) dhe Spitaleve të Përgjithshmë të Gjilanit dhe Prizrenit.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia në fjalën hyrëse përshëndeti të pranishmit dhe tha se Oda e Mjekëve bashkarisht me Odat e Profesionistëve Shëndetësor, në vazhdimësi mbrojnë dhe prezentojnë interesat e Profesionistëve Shëndetësor, me këtë rast Dr. Vitia shprehi konsideratën e jashtëzakonshme për kontributin, rolin dhe punën që po bëjnë.

EkoHigjiena

Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu u uroj mirëseardhje të ftuarve dhe tha se nuk ka ndonjë mënyrë më të mirë për të filluar ky vit duke shpjeguar se u bënë 10 vite që kur Oda e Mjekëve të Kosovës u funksionalizua.

Ndërsa kjo marrëveshje është një pikënisje e punëve të mëdha, me Spitalet e Përgjithshme të Sllovenisë dhe Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit e Prizrenit.

Dr. Pleurat Sejdiu gjithashtu falënderoi LuxDev për financimin e këtij projekti.

Ambasadore e Republikës së Sllovenisë, H.E. Znj. Minca Benedejčič, tha se ndihet e lumtur dhe e nderuar që po merr pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit në veçanti.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të partneritetit synohet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke lehtësuar shkëmbimin e praktikave dhe përvojave nga Spitalet Sllovene. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.